20 nxënës përfundojnë në spital pas dezinfektimit të shkollës

20 nxënës të shkollës Gjegjan të qytetin e Pukës kanë përfunduar në spital me shqetësime shëndetësore pasi ishte dezinfektuar shkolla.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Pukës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e cila thekson se është duke kryer hetime për këtë rast.

“Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dezinfektuar ambientet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor në kuadër të dezinfektimit të Shkollave.

Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu thekson se momentalisht 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, në Qendrën Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën./Mesazhi/