2 recetat më të thjeshta me quinoa nga Living

Quinoa me perime

Përbërësit:
Quinoa 200 gr
lëng perimesh ose ujë 125 ml
4 fije qepë të njoma
selino
karota
kungull
1 limon
12 gjethe borzilok
rukola 50 gr
vaj ulliri 4 lugë
kripë
piper

Përgatitja:

Në kullesë, lani me ujë të rrjedhshëm quinoan. Procesi duhet të zgjasë pak më shumë se 2-3 minuta. Në një tigan ku keni nxehur vajin, hidhni quinoan dhe skuqeni për 3 minuta për të shtuar më pas lëngun e perimeve ose ujin. Lëreni në zjarr për 15 minuta ose deri sa të përthithi të gjithë lëngun.
Prisni imët qepët dhe lëkurën e limonit në fije të holla. Lëngun e tij lëreni mënjanë. Prisni perimet e tjera, kaurdisini me pak vaj dhe shtojani tiganit të quinoas bashkë me borzilokun, rukolën e prerë në copa. Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Siaps dëshirës, shtoni sasinë e lëngut të limonit. Servirien mund ta bëni sipas dëshirës, qoftë duke e hedhur në forma të vogla që përmbysen në pjatë, qoftë në formë të çrregullt.

Qofte me quinoa

Përbërësit:
200 gr quinoa
100 gr kunguj
1 vezë
4 lugë miell
vaj për skuqje
bukë të grirë
kripë
piper

Përgatitja:
Së pari, zieni quinoan në një enë me ujë të valuar për 10 minuta. Ndërkaq, lani dhe grini në rende kungullin. Shtojeni kungullin te ena e quinoas dhe zieni për 5 minuta të tjera. Kullojini të dyja dhe lërini të ftohen. Në një enë, përzieni quinoan, kungullin, vezën, miellin dhe rregulloni shijen me kripë dhe piper. Me duar, formoni qofte të vogla sa madhësia e një topi pingpongu. Kalojini në bukën e grirë dhe hidhini të skuqen në vajin e ngrohur më parë deri sa të marrin ngjyrë të artë. Pas skuqjes, lërini në letër kuzhine të iki vaji i tepërt dhe servirini.