2 peshkatarë të vr’arë në një sulm ajror iz’raelit në plazhin jugor të Libanit

Dy peshkatarë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, transmeton Anadolu.

Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve raportoi se sulmi kishte në shënjestër drejtpërdrejtë një grup peshkatarësh në plazhin e rrethit Tyre, duke vrarë të paktën dy prej peshkatarëve.

Izraeli është përfshirë në një luftë ndërkufitare me Libanin dhe në muajin shtator nisi një fushatë ajrore kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 3.600 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban, me më shumë se 15.300 të plagosur dhe mbi 1 milion të zhvendosur që nga tetori i vitit të kaluar.

Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor.