2 pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.