Shenjat e kijametit ndahen në dy lloje:
1- Shenja të vogla.
Këto janë shenja që i paraprijnë Kijametit me kohë të gjata dhe janë pothuajse gjëra të zakonshme si: rrëmbimi i dijes, shfaqja e injorancës, pirja e alkoolit, garimi për të ndërtuar banesa të larta,….e të tjera të ngjashme me këto. Disa shenja të këtij lloji mund të shfaqen të shoqëruara me ndonjë shenjë të madhe të Kijametit ose pas saj.
2- Shenja të mëdha.
Këto shenja janë ngjarje të mëdha që shfaqen në prag të Kijametit dhe janë gjëra të pazakonta si: shfaqja e Dexhalit, zbritja e Isait, dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, lindja e diellit nga perëndimi, etj.
Disa dijetarë, duke pasur parasysh shfaqen e shenjave të Kijametit, i kanë ndarë ato në tre lloje :1- Shenja që janë shfaqur dhe kanë kaluar.
2- Shenja që janë shfaqur dhe që vazhdojnë të shtohen e të shfaqen vashdimisht.
3- Shenja që nuk janë shfaqur akoma.
Dy llojet e para janë prej shenjave të vogla të Kijametit, ndërsa në llojin e tretë bëjnë pjesë shenjat e mëdha dhe disa shenja të vogla./Mesazhi/