2 gjëra që tregojnë se telefoni është duke ju bërë “budalla”.Kur dilni në rrugë do shikoni njerëz që shikojnë telefonin shumicën e kohë. Disa shkruajnë mesazhe, disa përdorin mediat sociale, disa lexojnë ndonjë lajm…e rëndësishme është që në mesin e 10 personave, ju gjithmonë do të shikoni se 9 nga ta janë duke përdorë telefon.
Studimet e fundit theksojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonit, nuk është një gjë e duhur, sepse sipas tyre redukton kapacitetin e njohjes.
Së fundmi, studimi i kryer ga Shkolla e Biznesit McCombs në Universitetin e Teksasit në Austin njoftoi se kapaciteti ynë njohës është zvogëluar ndjeshëm për shkak të përdorimit të shpeshtë të telefonave të mençur.
Një një eksprimet të kryer në këtë studim, pjesëmarrësve u është kërkuar të marrin një sërë testesh kompjuterike që kërkonin shkallë të lartë koncentrimi. Hulumtuesit gjetën se Studiuesit kërkuan të matin kapacitetin njohës të pjesëmarrësve – me fjalë të tjera, aftësinë e trurit për të mbajtur dhe përpunuar të dhënat në çdo kohë të caktuar.
Ata gjetën se shumica e përsonave që morrën pjesë në këtë ekspriment nuk ia dolën me sukses që të mbanin mend detyrat e tyre.
“Ne shohim një prirje lineare që sugjeron që ndërsa telefoni i mençur bëhet më i dukshëm, kapaciteti njohës i pjesëmarrësve zvogëlohet,” ka thënë autori i studimit, Adrian Ward.
“Mendja e njeriut është e ndërgjegjshme dhe nuk mendon për telefonin tuaj, por ky proces, procesi i kërkimeve në telefon, kufizon burimet e njohjes. Është një shpërlarje truri”, shtoi ai.
Një hap larg telefonit është këshilla që studiuesit japin për gjeneratat e reja. Ata shtojnë se njerëzit duhet të jenë të prirur të kenë durimin e dëgjimit nëpër takime, të jenë të relaksuar nëpër pushime dhe të forcojë mendjen për të bërë kërkimet e saj.
Sipas tyre, përdorimi i telefonit gjatë një periudhe të gjatë kohore, zbeh edhe entuziazmin për të kërkuar gjëra reale dhe vret kurreshtjen për të prekur gjërat që na rrethojnë./Mesazhi/