Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios raportuan të dielën rastet e para me COVID në radhët e sportistëve që po qëndrojnë në fshatin e atletëve, që po mbushet me njerëz në prag të lojërave që nisin javën e ardhshme.
Dy atletë nga i njëjti vend, që garojnë për të njëjtin sport dhe që ndodhen në rajonin Harumi rezultuan pozitivë ndaj virusit, deklaruan organizatorët, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas autoriteteve të vendit pritës, të dielën në tërësi u raportuan 10 raste të reja të lidhura me lojërat, përfshirë një atlet të tretë që nuk po qëndronte në fshatin olimpik.
Bëhet fjalë gjithsesi për një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur rastet ishin 15.
Kështu, një anëtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik nga Koreja e Jugut rezultoi pozitiv nga coronavirusi sapo u ul në Tokio.
Personi në fjalë ishte i vaksinuar dhe fakti që rezultoi i infektuar tregon se rreziku nga virusi prek edhe ata që e kanë marrë dozën.
Kuotat e infeksionit po ngjiten në radhët e popullsisë në Tokio, duke kaluar 1 mijë raste të reja për të katërtën ditë rresht. /euronews