19 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Nëntëmbëdhjetë persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa shton se nga 3848 testime të kryera, 1071 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë, por edhe tek spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive, ndërsa 12 pacientë janë të intubuar.

Krahas infektimeve edhe numri i të shëruarve ka ardhur në rritje. Sipas MSH-së, listës së të shëruarve i janë shtuar 930 qytetarë, duke e çuar numrin total në 61,605, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21173

Fier 2809

Vlorë 1756

Durrës 1735

Shkodër 1430

Elbasan 1109

Lezhë 1021

Korçë 1022

Berat 967

Gjirokastër 884

Kukës 409

Dibër 353.

Numri i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 1636, kurse rastet pozitive mbi 97 mijë. Qarku më i prekur në vend është Tirana, e cila kryeson si për numrin e viktimave ashtu dhe për të infektuarit.

Autoritete kërkojnë nga qytetarët të mbajnë maskë, të zbatojnë masat dhe të shmangin ato vende, të cilat mund të shndërrohen në vatra kryesore të përhapjes së virusit.