18 kosovarë vijnë nga Mali i Zi përmes kufirit në Pejë, dërgohen në karantinë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë ka njoftuar se në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.

Sipas njoftimit ata janë përcjellë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë, shkruan IndeksOnline.

“Sot në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.

Ekipi mjekësorë i përbërë nga:

Dr.Myrvete Salihi-QKMF Pejë,

Dr.Arijeta Musliqi-QKMF-Pejë,

Dr.Burim Kotori- IKSHP-Pejë ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për Covid-19 dhe më pastaj janë përcjellë nga ushtarët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mbrëmë një person nga Gjurgjeviku i Klinës ka rezultuar pozitiv me koronavirus i cili kishte ardhur nga Mali i Zi tri javë më parë./