Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Beteja në Filipine, ushtarët bombardohen gabimisht

Beteja në Filipine, ushtarët bombardohen gabimisht

10 ushtarë u vranë si pasojë e një sulmi ajror të qeverisë në qytetin e trazuar të Maravit, në Filipine.

8 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e gabimit tragjik të aviacionit që po bombardonte terroristet e organizates ISIS ne qytetin e Maravit. Gjatë ditës së fundit, ushtria e Filipineve është angazhuar në beteja të ashpra urbane me përkrahesit e ISIS pushtuan qytetin Maravi.

Më shumë se 100 persona kanë mbetur të vrarë, megjithëse bilanci është provizor. Beteja në Maravi nisi pasi ushtria tentoi të arrestonte një lider të militantëve dhe qindra prej këtyre të fundit u hodhën në betejë. E befasuar nga sulmi masiv i terroristëve, i paprecedent në Azi, ushtria përdori grushtin e hekurt dhe sulmoi qytetin me artileri e forca ajrore, percjelle Top Channel.

Duket se nxitimi për të dëbuar dhe mposhtur militantët ka sjellë edhe gabime në bombardime. Ministri filipinas i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana tha se ajo që ndodhi ishte një tragjedi dhe se predhat e avionëve ranë mbi ushtarët filipinas. Në ishullin e Mindanaos, ku gjendet qyteti Maravi, është shpallur ligji ushtarak dhe pavarësisht incidentit tragjik, operacionet e ushtrisë nuk kanë shfaqur ngadalësim.

Sipas autoriteteve filipinase, mes militantëve të vrarë ka njerëz me shtetësi të ndryshme si sauditë, jemenas dhe çeçenë.

Exit mobile version