Dje në Lubizhdë të Hasit, është goditur për vdekje një 5-vjecar si pasojë e një aksidenti. Shoferi i veturës është një 17-vjecar, e këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksidentin tragjik.
Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 10.10.2020 – 12:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë femiun – viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje