Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.
Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundëshme, etj.
Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht nëj pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.
17 shtetet e mëposhtëme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.
17. Tailanda – $15.000
16. Letonia – $73.000
15. Santa Lucia – $100.000
14. Dominika – $100.000
13. Malta – $170.000
12. Grenada – $200.000
11. St. Kitts dhe Nevis – $250.000
10. Antigua dhe Barbuda – $250.000
09. Greqia – $280.000
08. Portugalia €350,000
07. SHBA- $ 500,000
06. Spanjë – € 500,000
05. Bullgari – €510.000
04. Kanadaja 800.000 dollare
03. Australia 1.5 milion dollare
02. Qipro 1.5 milion euro
01. Zelanda e Re 3 milion dollare njuzelandez