Ballina Argëtim 17 vendet ku mund të “blesh” një pasaportë dhe çmimi i tyre

17 vendet ku mund të “blesh” një pasaportë dhe çmimi i tyre

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.

17 shtetet e mëposhtme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.

17. Tailanda – $15.000

16. Letonia – $73.000

16. Santa Lucia – $100.000

14. Dominika – $100.000

13. Malta – $170.000

12. Grenada – $200.000

11. St. Kitts dhe Nevis – $250.000

10. Antigua dhe Barbuda – $250.000

09. Greqia – $280.000

08. Portugalia €350,000

07. SHBA- $ 500,000

06. Spanjë – € 500,000

05. Bullgari – €510.000

04. Kanada $800.000

03. Australia, 1 milionë euro

02. Qipro, 1.5 milionë euro

01. Zelanda e re, 2 milionë dollarë australian

Exit mobile version