20 raste të infektimit me Covid-19 janë paraqitur sot në dy shkolla të komunës së Vushtrrisë.
Dy shkollat fillore, “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako-Çajupi”, në Vushtrri kanë ndërprerë mësimin fizik në shkolla për ta vazhduar me mësimin në distancë, kjo për shkak të paraqitjes së 20 rasteve me Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se në shkollën fillore “Ali Kelmendi”, me Covid-19 kanë rezultuar 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në atë “Andon Zako-Cajupi”, janë të prekur me koronavirus shtatë nxënës dhe një mësimdhënës.
Ndërkohë, në javët e fundit janë raportuar edhe raste të tjera me Covid-19 në shkollat e Kosovës, ku edhe kanë detyruar shkollat që të vazhdojnë mësimin në distancë.