16 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

16 persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 vetëm brenda 24 orëve në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga IKSHPK.

Ky është numri me i madh i rasteve me vdekje që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, raporton lajmi.net.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Siç njofton IKSHPK, po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.