1,572 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje në javën e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,572.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh.“Pas rritjes së rasteve me COVID-19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, ka thënë ai.