Sot sistemit shëndetësor i janë shtuar 1500 specializantë.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për media.
“Sot sistemi të shëndetësisë i shtohen 1500 specializant. Ministria e Shëndetësisë do të hap konkurs për specializantë çdo vit. Jemi te inkurajuar nga kërkesat e mëdha për specializantë. Ne po e bëjmë edhe punën më të madhe nuk po lejojmë që mjekët tanë të largohen nga Kosova”, ka thënë Zemaj.
“Nga dita e parë si ministër jemi fokusuar për zgjedhjen e specializimeve, për çka i mungoj Kosovës për 5 vjet”, tha tutje Zemaj.Ai po ashtu ka thënë se nuk po lejojnë që mjekët tanë të largohen nga Kosova.