150 të arrestuar, vranë 8 persona në një ritual “shtrigash”

Të paktën 150 persona janë arrestuar në Malavi, pasi ishin akuzuar për vrasje dhe nxitje të dhunës. Personat e arrestuar ishin duke bërë një ritual të shpifur, të njohur si “gjueti për vampirë”.

Në sulmet e fundit të kryera nga këta persona, janë vrarë së paku 8 persona.

Presidenti i Malavit, Peter Mutharika, ka dërguar ushtrinë për të siguruar fshatarët dhe ka kërkuar çdo “gjuetar vampirësh” që ka kryer krime. /MESAZHI/