Të paktën 15 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga mëngjesi i sotëm, sipas burimeve lokale.
Një ndër viktimat ishte një mjek, i cili humbi jetën gjatë një sulmi ndaj Spitalit Fushor Kuvajtian në zonën al-Mawasi të Khan Younis, në jug të Gazës. Nga i njëjti sulm u plagosën të paktën nëntë persona të tjerë.
Zonat e bombarduara përfshijnë rajone të populluara nga civilë të zhvendosur dhe të pambrojtur, ndërsa sulmet vazhdojnë pa ndërprerje edhe në zona që më parë janë shpallur “të sigurta”.