Është rënduar bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i tmerrshëm në Ferizaj.
Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, para mediave ka thënë se deri më tani 15 pacientë janë sjellur në Emergjencën e Prishtinës për trajtim, shkruan lajmi.net.
Ai para mediave ka theksuar se të plagosurit kanë pësuar lëndime kryesisht në pjesën e pasme të trupit dhe në fytyrë.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se dy pacientë janë në gjendje më të rëndë, dhe të njëjtit janë dërguar për mjekim intensiv.
Ndryshe, nga të dhënat e deritanishme, gjithësej nga shpërthimi në Ferizaj janë konfirmuar 42 të lënduar, 15 prej të cilëve janë sjellë në QKUK, teksa pjesa tjetër kanë marrë trajtim në Ferizaj.