Ballina Auto 15 milionë makina u shitën vjet në Evropë, ja cilat markat u...

15 milionë makina u shitën vjet në Evropë, ja cilat markat u preferuan

Performanca pozitive ekonomike që shoqëroi Europën gjatë vitit 2017 është reflektuar edhe në tregun e automjeteve, duke sjellë një rimëkëmbje të plotë të tij. Janë mbi 15.1 milionë makina të reja të regjistruara në vendet e Bashkimit Europian, çka përbën një rritje me 3.4% në krahasim me 2016-ën.

Numri i makinave të shitura ka qenë në rritje në pothuajse të gjitha vendet, me përjashtim të Finlandës, Danimarkës, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Efekti “Brexit” duket se ka krijuar panik mes konsumatorëve, shumë prej të cilëve janë qytetarë europianë që nuk kanë shumë siguri për të ardhmen në qëndrimin e tyre në ishull.

Mbi 1/5 e tregut e zë Gjermania, me 3.4 milionë automjete të shitura, ose 2.4% më shumë se një vit më parë.

Sa i takon prodhuesve, Volkswagen Group vazhdon të mbajë fronin me mbi 3.7 milionë automjete të shitura, në rritje me 2.1% nga një vit më parë. Meritë në këtë performancë ka popullariteti në rritje i modeleve Seat dhe Skoda, pjesë e këtij grupi.

Në vend të dytë qëndron grupi PSA, i cili përfshin Peugeot dhe Citroen, ndërsa në fillim të 2017 zyrtarizoi edhe blerjen e Opel. Ky grup shiti mbi 1.8 milionë njësi, duke i marrë vendin e dytë grupit Renault. Për këtë të fundit, marka më popullore vazhdon të mbeten modelet Renault, por ka një rritje të theksuar të shitjeve të Dacia.

Viti 2017 rezultoi i suksesshëm edhe për grupin italo-amerikan FCA, i cili me mbi 1 milion modele të shitura, mbërrin dhe tejkalon grupet BMW, Ford dhe Daimler, shkruan scan.tv. Më poshtë është edhe një tabelë që tregon markat më të shitura të vitit dhe cilit grup i përkasin:

Marka Grupi                   Njësi të shitura

Volkswagen VW Group   1 706 369

Renault Renault Group   1 150 498

Ford Ford                      1 031 957

Peugeot PSA Group       925 113

Mercedes Daimler          893 574

BMW BMW Group          827 137

Audi VW Group              826 370

Fiat FCA Group              779 534

Skoda VW Group           705 421

Citroen PSA Group         569 728

Exit mobile version