Si gra, ne dëshirojmë të kemi një lidhje të thellë emocionale me bashkëshortin. Ne duam të jemi të dashura dhe te perkedhelura.
Bërthama jonë e brendshme është e mbushur me kënaqësi dhe lumturi kur ndihemi të kuptuara dhe vlerësuara. Lista e tipareve që ne dëshirojmë t’i ketë burri ynë është e lehtë, por nxjerrja e më të mirave prej tyre do shumë përkujdesje.
Ne duhet të ushqejmë bashkëshortin tonë me dashuri, mbështetje dhe mirëkuptim. Pra, këtu janë 15 mënyra për të fituar zemrën dhe vëmendjen e burrit tuaj.
- Vishuni këndshëm / jini tërheqëse. Shumica e grave vishen siç duhet kur dalin jashtë dhe në shtëpi veshin rrobat më të këqija… Ju duhet të visheni në atë mënyrë që burri juaj të ndihet mirë kur të ju shikoj.
- Thuaj faleminderit me buzëqeshje. Kur bashkëshorti juaj bën një punë të shtëpisë, falenderojeni me të vërtetë. Ai do të dijë se ndihma e tij nuk merret si “obligim”, por vlerësohet edhe më shumë.
- Prite në derë kur të vijë në shtëpi, sikur të ishit duke e pritur nga një udhëtim i largëtr. Buzëbuzeqeshi dhe përqafoje.
- Përgatit ose porosit ushqimin e tij të preferuar. Pasi të kthehet në shtëpi nga puna në një ditë të zakonshme, befasoni burrin tuaj me darkën e tij të preferuar. Ai jo vetëm që do të jetë i kënaqur që të ketë ushqimin që i pëlqen më së shumti por do të vlerësojë kohën dhe përpjekjet që ju kaloni për përgatitjen e ushqimit të tij.
- Mos i shtroni të gjitha problemet tuaja me burrin tuaj sapo ai të hyjë në shtëpi. Jepini atij një pushim të vogël mendor.
- Mos e mundo duke i kërkuar atij, “çfarë po mendon?” … sepse për dallim nga gratë, mendimet e burrave janë aq të rastësishme sa rezultatet e një kërkimi në Google.
- Silluni mirë me nënën e tij, sic ju dëshironi që burri juaj të jetë i sjellshëm me nënën tuaj. Trajtojini vëllezërit e motrat e tij si të tutë dhe babanë e tij si tuajin, dhe ju do të shihni se sa do t’ju respektojë.
- Lavdërojeni për gjërat ku ai ndihet i pasigurtë. Kjo do të ndërtojë vetëbesimin e tij.
- Nxiteni që të bëjë vepra të mira.
- Nëse ai është i zemëruar me ju dhe fillon të bërtasë, lëreni sa të qëtësohet. Pastaj do të shihni se lufta do të përfundojë shumë më shpejt. Pastaj, kur ai është i qetë, mund t’i tregoni anën tuaj të tregimit dhe si dëshironi që ai të ndryshojë diçka.
- Tregoni burrit tuaj se e doni shumë, dhe thuajeni këtë shpeshherë.
- Bëji dhurata. Edhe nevojat e tij mund të jenë dhurata.
- Dëgjoni me vëmendje. Kur burri juaj shpreh një mendim, kushtoji vëmendje. Kjo tregon se ju e respektoni atë dhe pikëpamjet e tij.
- Lëreni të dalë me miqtë e tij, veçanërisht nëse janë njerëz të mirë. Nxiteni që ai të dalë, kështu që ai nuk ndihet “i bllokuar” në shtëpi.
- Përdorni kohën tuaj me mençuri dhe organizoni gjërat. Nëse jeni shtëpiake, merrni mësime online dhe aktivizohuni në komunitetin tuaj. Kjo do t’ju bëjë të lumtur dhe një bonus tjetër është se e impresiononi burrin tuaj. /MESAZHI/