Të paktën 42 palestinezë, përfshirë 15 fëmijë, u vranë në sulmet e reja ajrore izraelite në Rripin verior të Gazës të dielën, sipas burimeve mjekësore, raporton Anadolu.
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi të banuar në Jabalia, më e madhja e kampeve të refugjatëve të Gazës, duke vrarë të paktën 36 njerëz, përfshirë 15 fëmijë, tha një nga burimet.
“Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu, ndërsa disa njerëz rezultojnë të zhdukur”, shtoi burimi.
Një burim mjekësor më herët kishte thënë se numri i të vdekurve ishte 32 persona, përfshirë 13 fëmijë.