14 viktima dhe 583 raste të reja më COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërsa janë shëruar 1.944 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 18.548
“Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258. Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.
Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.