Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mori pjesë në solemnitetin e dhënies së certifikatave të provimit të jurisprudencës, njofton kumtesa ministrore.
Në një solemnitet rasti, ajo, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës Fejzullah Hasani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin.
Hoxha me këtë rast theksoi se gjeneratat që po e kryejnë me sukses provimin e jurisprudencës, do të japin kontribut në fuqizimin e sistemit të drejtësisë.
“Nga sot, ju do të jeni profil profesional që zbatoni sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, do të jepni kontributin tuaj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor”, theksoi Dhurata Hoxha.