Është rritur në mbi 200 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Putumayo të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, në fatkeqësinë natyrore të ndodhur në kryeqytetin Mocoa të rajonit administrativ Putumayo, në jug të vendit, kanë humbur jetën mbi 200 persona.
Sipas shifrave të publikuara nga Kryqi i Kuq i Kolumbisë mësohet se në qytetin ku është shpallur zonë fatkeqësie nuk ka informacione për 220 persona. Gjithashtu vihet në dukje se janë plagosur 202 persona të tjerë të cilët janë transportuar në Neiva, kryeqytet i rajonit administrativ Hulia si dhe bëhet e ditur se janë ndikuar nga fatkeqësia mbi 300 familje.
Ndër të tjera raportohet se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të shirave të cilat kanë rënë për një natë në sasinë e 10 ditëve.
Shirat të cilët nisën në rajonin Mocoa në jug të Kolumbisë shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Mocoa, Mulato dhe Sancoyaco, ku më pas u përmbytën 17 lagje.
Në rajonin Mocoa i cili është kryeqyteti i rajonit administrativ Putumayo jetojnë 45 mijë persona dhe ndodhet në kufirin me Ekuadorin dhe Perunë.