134 vende të botës po eksplorojnë emëtimin e monedhave dixhitale

Japonia, India, Australia, Koreja e Jugut dhe Turqia janë prej 13 vendeve të G20-ës që po pilotojnë CBDC ndërsa projekte të reja janë lançuar në Francë, Itali dhe Indonezi.

Sipas disa të dhëna të reja 134 vende të botës të cilët përfaqësojnë 98 përqind të GDP-së botërore, janë duke eksploruar monedha dixhitale të bankave qendrore (CBDC) ku 66 vende janë në faza të avancuara testimi dhe zhvillimi.

Të dhënat e përpiluara nga The Atlantic Council tregojnë se çdo vend i G20-ës është duke eksploruar CBDC ku 19 prej tyre janë në fazë të avancuar të zhvillimit të tyre.

Japonia, India, Australia, Koreja e Jugut dhe Turqia janë prej 13 vendeve të G20-ës që po pilotojnë CBDC ndërsa projekte të reja janë lançuar në Francë, Itali dhe Indonezi.

Aktualisht janë 44 CBDC pilot në operim me vendet Europiane të cilat udhëheqin testimet. Juan Dixhital Kinez mbetet projekti pilot CBDC më i madh në botë ku 7 trilionë juan transaksione janë bërë në sektorë të ndryshëm nga edukimi tek turizmi.

Tre vende, përkatësisht Bahamas, Xhamajka dhe Nigeria, kanë lëshuar plotësisht monedhat dixhitale, me rritje të emetimit në Nigeri dhe Bahamas.