Kosova do luajë sot ndaj Islandës, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion për ndeshjen Islandës, e cila zhvillohet sonte në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës nga ora 20:45
Shumica e lojtarëve që luajtën ndaj Turqisë pritet të luajnë edhe ndaj Islandës, me disa ndryshime të vogla.
Kështu prite të jetë formacioni i Kosovës: Ujkani, Perdedaj, Pnishi, Rrahmani, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Valon Berisha, Zeneli dhe Besart Berisha.