Gradualisht bitcoin po i afrohet limitin prej 21 milionë.
Të Dielën u bënë 13 vite që kur kriptomonedha më e madhe në botë sot u soll në ekzistencë. Më 31 Tetor 2008 një person i cili edhe sot mbetet anonim me pseudonimin Satoshi Nakamoto publikoi studimin e tij për krijimin e një sistemi të ri financiar.
Studimi i quajtur “Bitcoin: Një sistem paraje elektronike peer-to-peer” fliste për nevojën e një sistemi pagesash që vetëqeveriset, të sigurtë dhe të kufizuar në sasi. Rrjeti bitcoin u lançua në 3 Janar të 2009 dhe një bitcoin kushtonte 0.0008 dollarë.
Edhe pse në fillimet e vete shikohej si një kërcënim për institucionet tradicionale financiare, 13 vite mbështetje nga komuniteti dhe një bazë përdoruesish në rritje e kanë bërë bitcoin një prej investimeve më fitimprurëse në epokën e internetit.
Sot kriptomonedha këmbehet mbi 60 mijë dollarë një rritje me 7,749,999,900% që nga dita e para. Studimi propozonte një mekanizëm për të shmangur përdorimin më shumë se një herë të një kriptomonedha por pa i besuar një pale të tretë.
Kjo do të bëhet përmes nyjeve të “rregullta” të cilat konfirmonin transaksionet duke mbizotëruar mbi aktorët e këqij përmes fuqisë procesorike të kompjuterëve.
Në letrën e Satoshi Nakamoto thuhej: “Kemi propozuar një sistem për transaksionet elektronike pa u mbështetur tek besimi. Ata (nyjet e rregullta) do të votojnë me fuqinë e tyre procesorike, duke pranuar blloqet e vlefshme dhe punuar për zgjerimin e tyre si dhe refuzuar blloqet e pavlefshme duke refuzuar të punojnë në to.
Gradualisht bitcoin po i afrohet limitin prej 21 milionë. /PCWorld