13 të vdekur dhe 562 raste të reja me koronavirus në Kosovë

A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 562 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Po ashtu IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në tërë vendin kanë ndërruar jetë edhe 13 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus kështu duke e çuar në 1.161 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

761 TË SHËRUAR DHE 562 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç)

Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.041.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.