Në 24 orët e fundit nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324.
Gjatë 24 orëve janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës. Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /koha