12 zyrtarë policorë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë që mbi 1 mijë janë infektuar që nga marsi, kur ka filluar të përhapet virusi në Kosovë.
Nga Policia e Kosovës po mohojnë që masat anti-Covid nuk janë zbatuar nga ta, ani pse muaj më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte deklaruar se këto masa nuk po gjejnë zbatim nga inspektorët dhe zyrtarët policorë.Kështu u tha në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po vazhdon raportimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian.
“Numri i vrasjeve ka shënuar rritje. Nga 19 sa i kemi pasur vitin e kaluar, 25 këtë vit. Numri i rasteve të dhunës në familje, 1861 raste kanë qenë gjatë këtij 11 mujori. Vërehet një rënie për persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka konfiskuar 1047 armë zjarri, në raport me vitin e kaluar ka shënuar rënie”, theksoi ai.
Mehmeti tha se çdo vit ka rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, e që po ashtu ka edhe rritje të raportimit të rasteve.Veç tjerash ai theksoi se gjatë muajit shtator janë identifikuar 221 protesta dhe tubime.Mbi 14 mijë aksidente rrugore janë identifikuar vitin e kaluar, ndërkohë që gjatë këtij viti mbi 11 mijë.“Gjatë kësaj periudhe në kuadër të aktiviteteve policore në luftim të korrupsionit janë 566 operacione të ndryshme, 930 bastisje të lokaleve, dhe 65 plane operative. 1413 janë punuar, 852 raste të reja, 205 raste janë bartur nga vitet e kaluara. 1369 persona janë arrestuar për vepra të rënda”, ka shtuar ai.
Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci theksoi se kryeministri Hoti pati deklaruar se zyrtarët policorë se nuk po respektojnë masat antiCOVID, duke pyetur edhe për numrin e atyre që janë infektuar. Ai ka pyetur edhe për rastet e dhunës në familje, dhe masat që është duke marrë policia.
“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë. Por ju kisha lut që të më kurseni nga komentet… ne i kemi zbatuar masat. Prej marsit të këtij viti, kemi marrë masa, dhe fatmirësisht nuk jemi afektuar operacionalisht. 293 janë aktivë me COVID-19, 12 prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë infektimit. Në izolim 234 pjesëtarë, 1143 janë infektuar”, tha ai.Ai ka folur edhe gjobat e shqiptuara, i cili tha se mos-respektimi i masave i ka detyruar që të shqiptohen shumë prej tyre.Ndërkohë nuk mohoi se ka pasur tejkalim të kompetencave.
Gjatë vitit 2020, janë identifikuar edhe 18 raste për shërbime të prostitucion, ku janë strehuar 7 viktima.
Ndërkohë që Mehmeti nuk deshi të flas për deklaratat e Hotit, dhe sa nuk janë etike dhe profesionale që të përgjigjet, ka reaguar deputetja Ganimete Musliu, e cila tha se nuk është mirë t’iu drejtohet deputetëve kështu.