12 vite burg për shefin e Samsung

Prokurorët e Koresë së Jugut kanë kërkuar dënim me 12 vite burg për Zëvendës-Kryetarin e Samsung Electronics, Jay Y Lee.

Sipas akuzës, Lee ishte përfshirë në rryshfet, pasi kishte korruptuar ish-presidentin Park Geun-hye për të mbajtur monopolin mbi Samsung Group.

Lee, 49 vjeç, ndodhet në paraburgim që nga shkurti, ndërkohë që i mohon akuzat.

Lee dhe katër drejtues të tjerë akuzohen për rryshfet dhe lidhje me pushtetin për përfitime personale.

Pas vdekjes së babai të tij, Lee ka qenë në krye të krye të grupit të madh Samsung, një nga krijuesit më të mëdhenj të smartfonëve në botë dhe një perandorie të larmishme biznesi. /MESAZHI/