Sëmundja e veshkave është një problem i zakonshëm që prek rreth 10% të popullsisë së botës.
Veshkat janë organe të vogla, në formën e fasules, që kryejnë shumë funksione të rëndësishme. Ato rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin. Veshkat eliminojnë toksinat nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.
Dëmtimi i veshkave shfaq simptoma të tilla si, lodhje trupore, urinim të shpeshtë ose pakësim të sasisë së urinimit, ënjtje të zonës poshtë syve, ënjtje të këmbëve, përgjumje, të përziera, dhembje të kockave, etj.
Ka mënyra të ndryshme në të cilat këto organe jetësore mund të dëmtohen.
Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorët më të zakonshëm të rrezikut për sëmundjen e veshkave. Sidoqoftë, mbipesha, pirja e duhanit, gjenetika, gjinia dhe mosha gjithashtu mund të rrisin rrezikun.
Sheqeri i pakontrolluar në gjak dhe presioni i lartë i gjakut shkaktojnë dëmtime të enëve të gjakut në veshka, duke zvogëluar aftësinë e tyre për të funksionuar në mënyrë optimale.
Kur veshkat nuk janë duke punuar si duhet, mbetjet grumbullohen në gjak, përfshirë produktet e mbetjeve nga ushqimi.
Prandaj, është e nevojshme që njerëzit me sëmundje të veshkave të ndjekin një dietë të veçantë.