12 ushqime që ulin kolesterolin

Shëndeti i zemrës është shumë i rëndësishëm: mbrojtja e tij mund të shpëtojë jetën tonë. Shëndeti i duhur kardiak parandalon goditje,hipertension, diabetin dhe arteriosklerozën.Më poshtë ju sugjerojmë disa ushqime që ulin kolesterolin:

Shafrani i Indisë. Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore që mund të mbrojnë zemrën. Kurkuma, një nga substancat më të rëndësishme që përmbahen në këtë erëz, zvogëlon inflamacionin dhe depozitat e yndyrës në arteriet.

Portokallet:
Eshte një burim shumë i pasur me vitaminë C, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjen, por gjithashtu ka përfitime për zemrën. Duke qenë i pasur me pektinë, një fibër që zvogëlon kolesterolin, portokalli është një ilaç i shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës.

Sheget
Si të gjithë frutat me veti antioksiduese, shega përmirëson shëndetin e arterieve.

Brokoli.
Permban vitaminë K, të rëndësishme për formimin e kockave dhe për mbrojtjen e arterieve. Përveç kësaj, duke qenë i pasur me fibra, zvogelon kolesterolin.

Cereale integrale:
Ato janë një ushqim i shkëlqyeshëm për uljen e kolesterolit falë sasive të larta të fibrave.

Peshqit
Shumë peshq përmbajnë acide yndyrore omega 3, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për zvogëlimin e triglicerideve.

Arra dhe bajamet:
Ato janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në mbrojtjen e mureve të arterieve.

Vaj ulliri.
Eshte shumë i pasur me përfitime shëndetësore, dhe parandalon akumulimin e kolesterolit. Mund të ulë edhe presionin.

Kanella.
Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak, duke parandaluar bllokimet në enët e gjakut.

Kafeja.
Abuzimi i kësaj pije mund të ketë efekte negative për shëndetin, por konsumimi i moderuar mund të ul kolesterolin.

Djathi.
Duhet të hahet në mënyrë të moderuar: falë kalciumit mund të ul presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Caji.
Mund të rrisë metabolizmin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës. Duke qenë i pasur me antioksidantë, kjo pije mund të veprojë si një mburojë për muret e arterieve, duke parandaluar mpiksjen./syri.net