Të paktën 12 persona kanë vdekur pas një shpërthimi të zjarrit në një ndërtesë banimi në Bronks të Nju Jorkut të enjten mbrëma.
“Kjo është tragjedia më e keqe e zjarrit që kemi parë në këtë qytet në të paktën një çerek shekulli”, tha Kryebashkiaku i New York City, Bill de Blasio.
Departamenti i zjarrifikësve i qytetit të Nju Jorkut ende nuk ka njoftuar për shkaqe të mundshme të zjarrit. /MESAZHI/