Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në jug të Rusisë, pasi një autobus që barte punonjës të ndërtimit doli nga rruga dhe u zhyt në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmve TASS.
“Autobusi barti 35 njerëz, ndërsa 12 prej tyre vdiqën. Njëzet persona u shpëtuan, tre të tjerë janë zhdukur, ndërsa ata po i kërkojmë vazhdimisht, tha një burim për TASS
Aksidenti ndodhi në gadishullin Taman në Detin e Zi pranë ngushticës Kerch midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë. /MESAZHI/