12 palestinez të vdekur në Gaza

Të paktën 12 palestinezë kanë vdekur si pasojë e shkatërrimit të një tuneli nga Izraeli të hënën, i cili shtrihej nga Gaza drejt territorit izraelit.

Incidenti ka shënuar një përleshje përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, që prej luftës së vitit 2014 midis Izraelit dhe qeverise se Hamasit, e cila kontrollon enklavën bregdetare.

Gjatë Luftës së vitit 2014 në Gazë, Hamasi përdori një rrjet tunelesh për të ruajtur armët, për t’u fshehur nga bombardimet izraelite, si formë rezistence ndaj sulmeve.

Izraeli dhe Egjipti i kanë vendosur bllokadë territorit bregdetar të Rripit të Gazës, në përpjekje për të ushtruar presion ndaj Hamasit për të hequr dorë nga pushteti.