12 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, dy prej tyre në gjendje të rëndë

12 pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas raportit 24 orësh të kësaj klinike, tetë prej këtyre pacientëve janë në gjendje stabile, teksa katër prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, dy pacientë do të lirohen për në shtëpi, pasi që kanë rezultuar negative në testimet e fundit.

Postimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.