Është e mrekullueshme kur bëni shumë detyra në të njejtën kohë, nëse jeni duke folur në cellular, bëjeni me zë që të mund të palosni rrobet nga makina larëse, të pastroni pluhurin nga raftet, të zbrazni larësen e enëve etj.
- Dezinfektoni dorëzat e dyerve
Dorashkat e dyerve janë një nga vendet ku jetojnë baktere dhe mikroorganizma të dëmshëm, andaj dezinfektimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjes.
2. Pastroni enët e palara përderisa gatuani
Përderisa e prisni ushqimin të zihet, keni mjaftueshëm kohë që të lani enët e papastra. Mbusheni lavamanin me ujë të ngrohtë me detergjent dhe vendosini enët e palara që të zbuten derisa hani.
Për të shmangur hekurosjen, rrobat që i nxirrni nga maqina menjëherë i palosni apo i varim që të parandalojmë thyerjet dhe rrudhosjen e tyre.
4. Pastrojeni dush-kabinën çdo ditë
Pas dushit, pastroni muret e dush-kabinës dhe përshkoni me leckë për tharje që të largoni njollat nga uji dhe sapuni.
5. Boshatisni shportën e mbeturinave
Shporta e mbeturinave mund të kundërmojë pas një kohe, andaj është mirë që të copëtoni një limon dhe të vendosni në një kutite e kubave te akullit, duke i shtuar uthull dhe duke e ngrirë. Herë pas here, vendosni disa kocka akulli në shportën e mbeturinave që të shmangeni nga kundërmimi
6. Çbllokoni kokën e dushit
Mënyra më e lehtë për çbllokimin e kokës së dushit është duke përdorur uthull të distiluar në një qese plastiku të mbështjellë rreth kokës së dushit. Lereni për një orë që të lejoni uthullën të ketë efekt, largojeni qesen dhe shpërlajeni kokën.
7. Pastrojeni lehtësisht mikrovalën
Që të largoni papastërtinë nga mikrovala, merreni një enë të mbushur gjysmë për gjysmë me ujë dhe uthull dhe vlojeni në mirkovalë për 10 minuta. Avulli do të zbusë papastërtinë e cila më pas do të pastrohet shumë lehtë.
8. Lërësja e enëve nuk është vetëm për enë
Larësja e enëve mund të përdoret edhe për pastrim të lodrave plastike, mbajtëset e brushave për dhëmbë, filterëve të fshesave eletrike, por këto janë vetëm disa nga elementet që mund ti pastroni në larësen e enëve.
9. Përdoreni ajrin me presion për pastrimin e kapakëve të ventilimit
Shumë njerëz e përdorin ajrin me presion për pastrimin e pajisjeve elektronike mirëpo kjo gjë mund të shërbejë edhe për pastrimin e kapakëve të ventilimit në banjo.
10. Mbajeni kanalin të pastër nga bllokimi
Kanalet e tubacionit mund të bllokohen nëse nuk i kushtoni rëndësi, që të parandaloni një gjë të tillë është mirë të derdhni në të ujë që vlon një herë në disa javë. Për bllokime më serioze ju duhet të kapni dorëzat dhe ta pastroni kanalin me dorë.
12. Eliminoni Topthat e pluhurit
Është e çuditshme se si këta toptha mund të rriten dhe të fshihen në qoshe të shtëpisë. Të pengoni këtë, vendoseni një enë me ujë në qoshk të dhomës. Pluhuri do të anoj kah lagështia dhe ju mund t’i shpëtoni pastrimit të shpeshtë. /MESAZHI/