111 raste të reja dhe 159 të shëruar nga COVID-19 për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes, njofton Klan Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

Exit mobile version