Janë 111 pacientë të cilat janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ku prej tyre 72 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa katër në mjekimin Intensiv.
Të shtunën nga këta pacientë, tre janë në respiratorë, ku gjendja e tyre është e rëndë. Mëngjesin e djeshëm në këtë klinikë ka vdekur një person, ndërkohë që edhe në orët e vona të natës ka humbur jetën një pacient COVID-pozitiv.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesja e detyrës së drejtorit së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, e cila ka shtuar se ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të spitalizuara në Klinikën Infektive“Në Klinikën Infektive sot i kemi të spitalizuar 111 pacientë. Prej tyre 72 janë me oksigjeno terapi, ndërsa katër pacientë janë në mjekimin Intensiv. Prej tyre tre janë në respiratorë. Pacientët të cilët janë me oksigjeno-terapi ka pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë, por që për momentin janë duke u menaxhuar nëpër reparte. Dje kemi pasur 16 pacientë të pranuar në klinikë, ndërsa shtatë pacientë janë liruar nga klinika”, thotë Ajazaj.Ajo përmes telefonit ka bërë të ditur se orët e vona të mbrëmjes ka humbur jetën një person i konfirmuar me COVID-19, ndërkohë që edhe në mëngjes në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient tjetër.