11 të vdekur dhe 185 raste të reja, është bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1364 teste dhe janë regjistruar 185 raste të reja të të prekurve nga Covid-19 dhe atë: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1.
Kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.