Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 11 të plagosur pasi avionët iz’raelitë godasin një apartament banimi në Bejrutin...

11 të plagosur pasi avionët iz’raelitë godasin një apartament banimi në Bejrutin jugor

Si pasojë e një sulmi ajror izraelit në periferinë jugore kryeqytetit libanez Bejrut janë plagosur të paktën 11 persona, raporton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se sulmi izraelit vu në shënjestër një apartament banimi në lagjen Galeria Semaan në Bejrutin jugor.

Izraeli ka përshkallëzuar fushatën ajrore në Liban që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim nga lufta ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, gati 2.900 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 13 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i kaluar,.

Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një inkursion në Libanin jugor më 1 tetor.

Exit mobile version