11 të plagosur pasi avionët iz’raelitë godasin një apartament banimi në Bejrutin jugor

Si pasojë e një sulmi ajror izraelit në periferinë jugore kryeqytetit libanez Bejrut janë plagosur të paktën 11 persona, raporton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se sulmi izraelit vu në shënjestër një apartament banimi në lagjen Galeria Semaan në Bejrutin jugor.

Izraeli ka përshkallëzuar fushatën ajrore në Liban që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim nga lufta ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, gati 2.900 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 13 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i kaluar,.

Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një inkursion në Libanin jugor më 1 tetor.