“11 Shtatori”, mes reales dhe konspiratives: 19 vjet nga sulmi i Al Kaidas apo nga “Mashtrimi i Frikshëm”?

19 vjet më parë, në 11 shtatorin e 2001, bota do përjetonte një ditë apokaliptike si pasojë e më të paimagjinueshmes: sulmit kamikaz me avion  mbi dy kullat binjake në Nju Jork.

Zyrtarisht, anëtarë të al-Kaidës rrëmbyen katër aeroplanë amerikanë dhe kryen një sulm të njëkohshëm mbi objektiva të shumtë në Shtetet e Bashkuara.

Të dy goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë (WTC) në Nju Jork.

Një aeroplan i tretë u përplas në Pentagon pranë Uashingtonit, dhe një i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët u rezistuan rrëmbyesve.

Një total prej 2.983 njerëz vdiqën.

Tradicionalisht, amerikanët kryejnë përkujtimin duke lexuar emrat e të vdekurve dhe duke bërë homazhe para tyre me drita në vendin ku u rrëzuan Binjakët.

Ekziston edhe një heshtje gjashtë minutëshe.

Katër prej tyre simbolizojnë kohën e saktë kur katër avionët e rrëmbyer goditën Binjakët, Pentagonin dhe një fushë në Pensilvani, dhe dy të tjerët përfaqësojnë momentet kur kulla veriore dhe jugore e WTC u shembën.

Ceremonia mbahet pranë dy pishinave me ujëvara të vendosura në vendet ku dikur qëndronin kullat, në prani të një roje nderi të policisë dhe zjarrfikësve.

Viktimat janë shtetas të gjithsej 77 vendeve

Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën brenda dy orësh nga goditja më avionë, duke vrarë 2,606 njerëz, përfshirë 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë policie.

125 persona të tjerë u vranë në sulmin ndaj Pentagonit. Të gjithë njerëzit në të katër avionët u vranë, gjithsej 265, duke përfshirë të gjithë 19 rrëmbyesit.

Viktimat ishin shtetas të gjithsej 77 vendeve.

Gati dhjetë vjet më vonë, më 2 maj 2011, forcat amerikane vranë udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden në Pakistan në një operacion të aprovuar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA Barack Obama.

Por pos këtyre të dhënave që janë zyrtare, kjo ngjarje është shoqëruar parallel me dyshime të forta konspirative, sidomos duke parë efektin e tyre në Lindjen e Mesme, ku SHBA u dynd ushtarakisht, duke puushtuar në Irakun dhe Afganistanin.

Simbol jo vetëm dyshimit por dhe i provës konspirative, mbetet libri investigues i gazetarit francez Thierry Meyssan, “Mashtrimi i frikshëm”.

Me një metodikë të arrirë profesionale, ai konkludon se “11 Shtatori” ishte një projekt konspirativ i detajuar amerikan. /teshesh.com/