Ballina Lajmet Kosovë 11 persona të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe 12 veturave në...

11 persona të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe 12 veturave në Veternik

11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 11 vetura të tjera në Veternik.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Exit mobile version