Në Klinikën Infektive- QKUK, sot me 17/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 65 pacientë..
Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 52 raste.
Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.
Nga Klinika sot lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19:
Nga 52 pacientët e infektuar me Covid 19,
• 40 raste janë në gjendje stabile,
• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
(Burimi: Klinika Infektive-QKUK)