Njëmbëdhjetë burra janë arrestuar si pjesë e një hetimi lidhur me grupin e ndaluar ekstremist “National Action”, apo i Veprimi Kombëtar.
Njëmbëdhjetë prona po kontrollohen, tha policia, duke shtuar se një nga të arrestuarit ishte “indoktrinuar në burg”. Arrestimet u bënë anembanë Anglisë dhe Uellsit, tha Policia e Mançesterit.
Veprat e tyre të dyshuara përfshijnë financimin e terrorizmit, përgatitjen e një akti terrorist, anëtarësimin në një organizatë të ndaluar dhe posedimin e materialit ekstremist.
“Veprimi Kombëtar” u ndalua në Britani të Madhe në dhjetor të vitit 2016, dhe është grupi i parë i djathtist që u ndalua që nga Lufta e Dytë Botërore. /MESAZHI/