106 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë realizuar 294 teste, prej të cilave 106 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, në Kosovë janë 1066 raste aktive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 52 persona.

Gjatë kësaj kohë nuk është vaksinuar asnjë qytetarë për shkak se të dielën nuk ka proces të vaksinimit.